Joao Pedro rinovon kontratën me Chelsean deri në vitin 2032

19 gusht 2026 | 12:56

Joao Pedro ka firmosur kontratë të re me Chelsean, duke u lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2032.

Marrëveshja e re mes palëve është finalizuar, ndërsa dokumentet janë miratuar dhe futbollisti brazilian ka vendosur firmën në kontratën e re në Londër.

Sipas raportimeve, Joao Pedro do të përfitojë edhe rritje të pagës si pjesë e marrëveshjes së re.

Kontrata e re do ta mbajë brazilianin në “Stamford Bridge” edhe për gjashtë vite të tjera, duke e bërë atë pjesë të planeve afatgjata të klubit.

Joao Pedro pritet të vazhdojë të ketë rol të rëndësishëm në skuadrën londineze, e cila synon të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonet e ardhshme.

Kështu, braziliani do të mbetet pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2032.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca ka kërkuar transparencë nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja…