Muriqi jep lajmin e mirë
03 tetor 2026
| 16:30
Vedat Muriqi ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën në konferencën për media para ndeshjes së radhës. Kapiteni i Kosovës ka treguar se shqetësimi që kishte pasur pas ndeshjes me Austrinë nuk pritet ta mbajë jashtë fushës, teksa ka konfirmuar se sot do të rikthehet në stërvitje dhe synon të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
“Pata një shqetësim pas ndeshjes me Austrinë. Sot do të stërvitem dhe nesër do të jem gati për lojë”, ka deklaruar Muriqi.



