Teuta prezanton fanellën e re me ‘filmin’ kushtuar Mbretëreshës Teutë

20 gusht 2026 | 13:50

Teuta e Durrësit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të prezantuar fanellën e re për sezonin 2026/27, duke e lidhur atë me historinë dhe identitetin e qytetit.

Klubi durrsak ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me Inteligjencë Artificiale, përmes së cilës ka vënë në pah trashëgiminë detare të Durrësit dhe figurën e Mbretëreshës ilire, Teutës.

Në videon prezantuese, klubi e paraqet fanellën e re si pjesë të identitetit të qytetit dhe të historisë së tij.

“Sepse kur veshim këtë fanellë, nuk veshim vetëm një stemë. Veshim historinë e një qyteti. Veshim emrin e Teutës. Veshim ngjyrat tona. Veshim Durrësin…”, ka shkruar klubi në tekstin shoqërues të videos.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në prezantimet e fanellave dhe produkteve të reja është bërë gjithnjë e më i zakonshëm edhe në futboll.

Teuta do ta zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit të ri kundër Partizanit në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi…