Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione

20 gusht 2026 | 16:33

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi në pjesën veriore të vendit është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

Në një konferencë për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tha se këto armë do të ekzaminohen për t’u përcaktuar përdorimi i tyre.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Do t’i nënshtrohet ekzaminimit, me qëllim të përcaktimit të përdorimit të tyre dhe lidhjen e rasteve të hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve tjera kriminale”, tha Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë punëdhënësit…