Mandati politik nuk është mandat për të ndryshuar rregullat e Republikës, z. Kurti!

21 gusht 2026 | 12:06

Ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe mënyrën se si, sipas saj, po trajtohen Kushtetuta dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, Ismaili-Ahmeti ka theksuar se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet apo interpretohet sipas nevojave të shumicës parlamentare.

“As nuk rishkruhet historia. As nuk rishkruhet Kushtetuta. As nuk ribëhet Republika! Kosova nuk është laborator për ambiciet politike të Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kushdo që është në pushtet është i detyruar t’i bindet Kushtetutës dhe jo ta nënshtrojë atë ndaj interesave politike.

“Kushtetuta nuk përdredhet sipas nevojave të shumicës parlamentare. Republika nuk ‘ribëhet’ nga një njeri që mendon se pushteti i jep të drejtën të vendosë mbi shtetin”, ka deklaruar Ismaili-Ahmeti.

Ajo ka shtuar se mandati politik nuk përbën mandat për ndryshimin e rregullave të Republikës.

“Kosova ka Kushtetutë. Ka institucione. Ka histori. Dhe nuk do të lejojmë që asnjë pushtet ta kthejë Republikën në pronë personale”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, ish-deputetja ka deklaruar se, sipas saj, projekti politik i Albin Kurtit është tashmë i demaskuar dhe “nuk kalon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me…