Gruda viziton Kadri Veselin në Hagë: Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme

21 gusht 2026 | 15:54

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka njoftuar se sot e ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka bërë me dije se me Veselin ka biseduar gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen.

Gruda ka shkruar  në “Facebook” se në fjalët e ish-kryetarit të Kuvendit kishte qetësi dhe forcë të jashtëzakonshme.

“Takova kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Biseduam gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen. Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij. Kur u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, ka shkruar Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të Sali…