Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë

23 gusht 2026 | 07:35

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autoudhë për automjetet që transportojnë mallra me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, masa do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që parashikohet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Kufizimi vlen vetëm për autoudhën, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell…