Kryetari i Malishevës shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Altin Kryeziu

23 gusht 2026 | 11:04

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu pas vdekjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu.

Altin Kryeziu ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident të ndodhur ditë më parë, derisa ishte në krye të detyrës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu”, ka shkruar Kastrati.

Ai, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër të tij personal, u ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, kolegëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Humbja e Altinit është një dhimbje e madhe për familjen dhe një humbje për institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit ai i shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm”, ka deklaruar Kastrati.

Kryetari i Malishevës ka thënë se në këto momente të vështira janë pranë familjes së të ndjerit, duke ndarë me ta dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje të rëndë.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Altin Kryeziun”, ka përfunduar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore,…