Vdekja e policit Altin Kryeziu, Haxhiu: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

23 gusht 2026 | 15:21

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga goditja e një automjeti gjatë kryerjes së detyrës.

Haxhiu ka shprehur pikëllimin e saj për rastin, duke theksuar se familja Kryeziu ka humbur një njeri të dashur, ndërsa Policia e Kosovës një pjesëtar që detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj qytetarëve.

Ajo ka theksuar se vdekja e policit është një kujtesë e dhimbshme për rëndësinë e kujdesit dhe përgjegjësisë në komunikacion, pasi një moment pakujdesie mund të marrë një jetë dhe të ndryshojë përgjithmonë jetën e shumë njerëzve.

“Familjes Kryeziu i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Bashkëndiej me kolegët e Altinit në Policinë e Kosovës dhe me të gjithë ata që e njohën, punuan me të dhe sot e kujtojnë me dhimbje”, ka deklaruar Haxhiu.

Në fund, ajo e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blair Isufi, përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, ka…