Nesër i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu

23 gusht 2026 | 15:29

Të hënën, më 24 gusht, do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës.

Lajmin për ceremoninë e varrimit e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec, nga ora 17:00.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi ynë ditët e fundit është përballur me shpërthim zjarresh…