Ish-ambasadori amerikan sugjeron që SHBA-ja të vendosë bazë në BeH, përmend edhe njohjen e Kosovës
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka komentuar një tekst të autorit izraelit Jose Leva Alvarez, me titull “Lëreni Bosnjën të shpërbëhet: Pse Donald Trump duhet ta njohë Republikën e pavarur Srpska”.
Megjithatë, ai ka thënë se nga artikulli mund të nxirren edhe disa ide, raportonKlix.ba.
“Disa anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës mund të përpiqen të zbatojnë disa prej ideve të tij duke propozuar një vendim që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën, si dhe një vendim tjetër për t’i ofruar SHBA-së një bazë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Murphy.
“Të dyja do të ishin në kohën e duhur”, ka shtuar ish-ambasadori amerikan.
Ndërkohë, Alvarez në një tekst të publikuar në Washington Examiner kishte argumentuar se SHBA-ja duhet ta njohë pavarësinë e Republikës Srpska, duke bërë edhe pretendime të diskutueshme për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe historinë e saj.



