Mustafa: Të njëjtit që shisnin patriotizëm të rrejshëm po heshtin për vagonët e riparuar në Serbi

24 gusht 2026 | 13:59

Deputeti  i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pasi është bërë me dije se vagonët e trenave të Trainkos janë riparuar në Serbi, përmes një kontrate me vlerë rreth gjysmë milioni euro.

Mustafa ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë në dijeni për këtë çështje dhe ka heshtur.

“Albin Kurtit nuk i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve të Trainkosit në Serbi! Madje, pikërisht në periudhën e Banjskës, ia paskan rregulluar edhe tenderin! Të njëjtit dikur shisnin patriotizëm të rrejshëm, duke i rrokullisur kamionët me produkte serbe. Me mashtrim kanë ardhur në pushtet dhe me mashtrim po përpiqen ta mbajnë pushtetin! Fytyra e vërtetë e këtyre njerëzve po shpaloset çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu Nuk pres duartrokitje për këtë tekst. Si…