Kryetarja e Rinisë së Aleancës godet pushtetin për riparimin e trenave në Serbi: A kanë qenë të informuar Kurti dhe Rizvanolli?
Kryetarja e Rinisë së Aleancës, Albulena Kokollari, ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit për riparimin e trenave nga Trainkos-i në Serbi.
Ajo në “Facebook” ka parashtruar 18 pyetje për pushtetin në lidhje me riparimin e trenave në Serbi.
Kokollari ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli nëse kanë qenë të informuar për këtë rast.
Postimi i plotë i Kokollarit:
Menjëherë pas sulmit në Banjskë dhe vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, pushtetarët shkuan në Serbi dhe bën kontratë me Serbinë.
Janë 18 pyetje bazike që PATJETËR duhet të përgjigjen qysh sot:
1. Kush e ka autorizuar vizitën në Serbi?
2. Me kë janë takuar konkretisht?
3. Cili ishte qëllimi zyrtar i vizitës?
4. A është informuar ministrja Artane Rizvanolli?
5. A është informuar kryeministri?
6. A ka ekzistuar ndonjë udhëzim politik apo institucional për kontaktet me institucionet/kompanitë serbe pas Banjskës?
7. Kush e ka marrë vendimin për renovimin e vagonëve në Serbi?
8. Sa ka kushtuar kontrata gjithsej?
9. Sa kompani kanë konkurruar?
10. A ka kompani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut apo vende të tjera që mund ta kryenin këtë punë?
11. Pse u zgjodh Serbia?
12. Sa para publike janë transferuar në Serbi?
13. A janë bërë pagesa para përfundimit të punëve?
14. A ka pasur ndonjë verifikim të pronësisë dhe lidhjeve të kompanisë serbe?
15. Kush ka udhëtuar fizikisht në Serbi për mbikëqyrjen e punimeve?
16. Sa herë kanë udhëtuar?
17. Sa kanë kushtuar këto udhëtime?
18. A i ka intervistuar Policia dhe AKI-ja këta se me kënd e pse janë takuar në Serbi?



