Ambasada britanike për të zhdukurit e luftës: Mbështesim përpjekjet për të gjetur përgjigje pas vitesh pasigurie

24 gusht 2026 | 14:52

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka deklaruar se qëndron pranë familjeve të personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 dhe se mbështet përpjekjet për të zbardhur fatin e tyre, pas shumë vitesh pasigurie.

Në një reagim, ambasada ka mirëpritur punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut, si dhe kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe testeve të ADN-së për identifikimin e tyre.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë familjeve të atyre që ende janë të zhdukur nga konflikti i viteve 1998-1999 dhe mbështet përpjekjet për të gjetur përgjigje për ta pas shumë vitesh pasigurie. Ne mirëpresim punën e autoriteteve të Kosovës për nxjerrjen e mbetjeve mortore në komunën e Zubin Potokut dhe kryerjen e ekzaminimeve forenzike dhe testeve të ADN-së për identifikimin e mbetjeve”, është thënë në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Në tri lokacione në zonën e Zubin Potokut kanë nisur gërmimet pas dyshimeve për ekzistencën e varrezave masive.

Deri më tani janë gjetur mbetje mortore të 23 personave, ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka thënë se numri përkon me atë që njihet si “grupi i intelektualëve”.

Procesi i identifikimit të mbetjeve mortore do të vijojë përmes ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së, ndërsa familjet presin konfirmimin e fatit të të afërmve të tyre të zhdukur gjatë luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) gjatë vitit…