PDK sërish para Qeverisë: Kërkohet rikthimi në rendin kushtetues
25 gusht 2026
| 08:20
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zhvilluar edhe sot një aksion para objektit të Qeverisë, së bashku me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Komuna e Prishtinës.
PDK-ja ka përsëritur kërkesat e saj për ndalimin e, siç e quan kjo parti, “uzurpimit të institucioneve”, si dhe për rikthimin në rendin kushtetues dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Nga kjo parti kanë theksuar se qytetarët presin punë dhe mbështetje, ndërsa shteti, sipas tyre, ka nevojë për zhvillim dhe përparim.
“Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim!”, ka deklaruar PDK-ja.



