“Kami*azët” e UÇK-së: Kush ishin ata që donin ta hidhnin në erë Komitetin Qendror të Serbisë?

25 gusht 2026 | 12:15

Ish-themeluesi i UÇK-së në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe njëri ndër themeluesit e LPK-së, Ali Ahmeti, ka rrëfyer detaje të panjohura më parë për veprimtarinë politike e ushtarake të asaj kohe, themelimin e UÇK-së dhe mënyrën e organizimit e të drejtimit të luftës çlirimtare në Kosovë.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus”, Ahmeti ka folur edhe për mënyrën e organizimit të UÇK-së dhe metodat e veprimit të pjesëtarëve të saj.

Ai ka treguar se, në rrethana të caktuara të kohës, disa veprimtarë dhe themelues të UÇK-së ishin të gatshëm të ndërmerrnin edhe aksione vetëflijuese, të cilat ai i ka cilësuar si veprime “kamikaze”.

Në mesin e tyre, Ahmeti ka përmendur edhe ish- antarin e Shtabit qendror dhe drejtuesin operativ të UÇK-së ne Kosove Nait Hasanin.

“Ka qenë Nait Hasani, i cili ka qenë i gatshëm që të udhëtojë për Beograd dhe të vendosë tritol ose të bëjë veprim ‘kamikaz’, në Komitetin Qendror të Serbisë, duke flijuar edhe veten e tij. Por, ne nuk e kemi lejuar, sepse për Naitin, bashkë me veprimtarë të tjerë, kemi pasur nevojë për ta drejtuar luftën, të cilën e kishim ideuar dhe për të cilën e kishim përcaktuar drejtimin”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, prioriteti i udhëheqjes së atëhershme ishte ruajtja e kuadrove dhe shfrytëzimi i tyre në drejtimin e organizimit dhe luftës çlirimtare.

Ndërkohë, “Epoka e Re” ka mësuar se një gatishmëri të ngjashme për ndërmarrjen e aksioneve vetëflijuese e kishte pasur edhe Fatmire Zogu, si femer  e pare atëkohë ne radhet e UÇK-së, e cila sot është bashkëshortja e Nait Hasanit.

Sipas këtij rrëfimi, Zogu ishte e gatshme të ndërmerrte veprime “kamikaze” kundër institucioneve të sigurisë së Serbisë, duke synuar objektet e aparatit shtetëror dhe të sigurisë, e jo dëmtimin e qytetarëve të thjeshtë, për të arritur çlirimin e Kosovës dhe lirinë e vendit nga Serbia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa afrohet 16 shtatori, vëmendja në Kosovë është përqendruar te…