Aleancës i bashkohet asamblisti i Prishtinës, Betim Abdullahu

25 gusht 2026 | 15:29

Ardian Gjini ka njoftuar se nga sot, Aleancës i bashkohet asamblisti i Komunës së Prishtinës, Betim Abdullahu.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se Betimi sjell në Aleancë një përvojë të gjatë në shërbim të qytetarëve të Prishtinës, me mbi 10 vjet angazhim në institucionet lokale të kryeqytetit dhe, së fundmi, si përfaqësues i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“E falënderoj Betimin për besimin dhe vendimin për t’iu bashkuar Aleancës. Angazhimi i Betimit dhe i profesionistëve të tjerë në Aleancë na jep forcë për të shtyrë përpara procese të rëndësishme. Kryetarin e Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, e përgëzova angazhimin e tij të vazhdueshëm në fuqizimin e Degës dhe në organizimin e strukturave të Aleancës në kryeqytet. Mirë se vjen në Aleancë, Betim!”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian (BE) në…