Të enjten hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve
Pritjes po i vjen fundi. Të enjten, më 27 gusht, do të hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, i cili do të përcaktojë kalendarin e fazës së ligës për sezonin 2026/27.
Edicioni i ri do të zhvillohet me formatin e konfirmuar, ku në fazën e ligës do të marrin pjesë 36 skuadra.
Deri tani janë të konfirmuara 29 ekipe, ndërsa shtatë të tjera do të përcaktohen pas ndeshjeve të “play-off”-it që zhvillohen të martën dhe të mërkurën.
Vazot e shortit
Vazo e parë: Bayern Munich, Real Madrid, PSG, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona, Atletico Madrid.
Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbon, Aston Villa, Porto, Manchester United, Club Brugge, Betis, PSV Eindhoven.
Vazo e tretë: Feyenoord, Lille, Napoli, Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray.
Vazo e katërt: Slavia Praha, Stuttgart, Como, Lens.
Ndeshjet e para të fazës së ligës për edicionin 2026/27 do të zhvillohen më 8, 9 dhe 10 shtator, ndërsa xhiroja e fundit është planifikuar për 27 janar 2027.
Sipas formatit të ri, secila skuadër do të zhvillojë nga tetë ndeshje në këtë fazë, përballë dy kundërshtarëve nga secila prej katër vazove. Njëra ndeshje do të luhet në shtëpi dhe tjetra në transfertë.
Shorti i së enjtes pritet të përcaktojë përballjet e para të sezonit të ri të garës më prestigjioze evropiane për klube.



