Skender Llugiqit i hiqet anëtarësia e OVLUÇK-së

25 gusht 2026 | 14:14

Në mbledhjen e Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së është marrë vendim që Skender Llugiqit t’i hiqet anëtarësia nga kjo organizatë

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka sqaruar se vendimi është marrë pas deklaratave të Llugiqit në Kuvend dhe, sipas tij, pas fyerjeve ndaj gjeneralit Ramush Haradinaj.

“Ai ka të drejtë të jetë veteran, ka të drejtë t’i marrë pensionet, por s’ka të drejtë të jetë anëtar i organizatës. Skender Llugiqi, me fjalën e tij që e kemi dëgjuar sot në parlament, me fyerjet që i ka bërë gjeneralit Ramush Haradinaj, sot përjashtohet nga organizata e veteranëve të luftës dhe nuk ka të drejtë të jetë librezë apo të jetë anëtar i joni i organizatës”, deklaroi ai.

Sipas Gucatit, Llugiqi do të vazhdojë t’i gëzojë të drejtat që i takojnë si veteran i luftës, përfshirë pensionin, por nuk do të jetë më pjesë e OVLUÇK-së.

“Ai veteran mund të jetë i luftës, pa dyshim, mund t’i gëzojë të gjitha pensionet, por anëtar i joni nuk mund të jetë, anëtar i organizatës të veteranëve të luftës tek ne. Këto janë dy vendime që sot i ka marrë organizata e veteranëve”, ka thënë Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…