Totaj: Eqrem Kryeziu ishte një prej figurave të shquara të jetës akademike, politike dhe institucionale
25 gusht 2026
| 15:45
Sot, u mbajt mbledhje komemorative kushtuar prof. dr. Eqrem Kryeziut, një prej figurave të shquara të jetës akademike, politike dhe institucionale të Kosovës.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se me veprën dhe angazhimin e tij, profesor Kryeziu dha kontribut të çmuar në arsimin dhe kulturën shqiptare, në jetën politike të vendit dhe në zhvillimin e Prizrenit, duke lënë pas një trashëgimi që do të kujtohet me respekt.
“Në këtë ditë dhimbjeje, shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Kryeziu, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij. Kujtimi për Prof. Dr. Eqrem Kryeziun qoftë i përjetshëm!”, ka thënë Totaj.



