Ukë Rugova: Së shpejti do të kemi emrin konsensual për president, unë s’do të jem kandidat

25 gusht 2026 | 16:32

Ukë Rugova ka thënë se pret që shumë shpejt të arrihet një emër konsensual për presidentin e Kosovës, duke shpresuar që kjo të ndodhë gjatë kësaj jave.

Deputeti i LDK-së ka bërë me dije se nuk e sheh veten kandidat për këtë post në këtë fazë, duke theksuar se ka emra të tjerë më të përgatitur për t’i shërbyer vendit.

“Besoj që shpejt do të kemi një emër të një presidenti konsensual. Uroj që të jetë gjatë kësaj jave. Si popull kemi mjaft emra të përgatitur për të qenë president”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se, ndonëse është i gatshëm të shërbejë në çdo detyrë, aktualisht nuk është kandidat për president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Paris Saint-Germainit (PSG), Luis Enrique, ka kritikuar paraqitjen…