Triumfi i çlirimtarëve – fitore për kombin

25 gusht 2026 | 18:08

Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ

Aktakuza e rrejshme, trillim serb

Kosova, mbarë kombi shqiptar, anë e mbanë globit jemi në pritje të 16 shtatorit 2026, për të pritur verdiktin e drejtë të Trupit gjykuese, të Gjykatës Speciale në Hagë. Populli ynë, Kosova në radhë të parë, nuk e kemi caktuar këtë datë,as që e kemi dëshiruar këtë Gjykatë Speciale, këtë histori të padrejtë, me hile ndaj shtetit të Kosovës, ndaj clirimtarëve, ndaj lirisë sonë, të fituar me luftën clirimtarë të popullit tonë, me në krye Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Themelimi i Gjykatës Speciale, edhe pse i dalë, nga Kuvendi I Kosovës me presione dhe ultimatume, ishte ndër padrejtësitë më të mëdha që i ishte bërë popullit të Kosovës, shtetit tonë, Republikës së Kosovës, në thelb, ishte komplot i Serbisë dhe i aleatit të saj, Rusisë, kundër Kosovës, ishte atak ndaj lirisë së popullit tonë, liri e fituar me gjakun e derdhur të mbi 14.000 civilëve shqiptarë, ndër ta, mbi 1550 fëmijë. Populli i Kosovës, nën udhëheqjen e UÇK-së, zhvilloi luftë clirimtare, luftë mbrojtëse ndaj pushtuesit serb, ndaj gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj popullit tonë. Lufta e popullit të Kosovës nën udhëheqjen e UÇK-së, ishte luftë e drejtë, e pranuar dhe e njohur sipas ligjeve ndërkombëtare të luftës.

Si e tillë, lufta e popullit të Kosovës, nën udhëheqjen e të përndriturës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u përkrah, u mbështet, u ndihmua nga bota demokratike, nga popuj paqedashës, nga shtetet e Perëndimit. Lufta e jonë, lufta e UÇK-së sonë, u përkrah me veprime luftarake, nga NATO, aleanca më e madhe, më e respektuar e shteteve të Perëndimit, kryesuar nga ShBA. ShBA, NATO ishte në aleancë ushtarake dhe diplomatike me popullin e Kosovës, në radhë të parë me Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Dhe, mbi të gjitha, dhe më kryesorja, NATO, shtetet më të fuqishme të Perëndimit ishin në bashkëpunim, në aleancë diplomatike dhe luftarake, pikërisht me drejtuesit ushtarak dhe politik të UÇK-së, me katër çlirimtarët të cilët, qe pesë vite, padrejtësisht, janë të syrgjynosur në paraburgim, në objektet e Gjykatës Speciale në Hagë.

Serbia, përgjegjëse para drejtësisë ndërkombëtare

Populli shqiptar, Kosova, Shqipëria, mërgata e jonë anë e mbanë globit, më 16 shtator 2026 e presim vendimin e pafajësisë, vendimin e lirimit pa asnjë kusht, të çlirimtarëve tanë sepse, Aktakuza ishte ngritur mbi një Raport trillues, të mashtruesit dhe bashkëpunëtorit të shtetit agresor, gjenocidial serb, avroparlamentarit, Dick Marty. Në rastin e Aktakuzës së Prokurorisë së Gjykatës së Hagës, ndaj çlirimtarëve tanë, kemi të bëjmë me, ngritjen e saj, në bazë të Raportit mashtrues, të rrejshëm të Dick Martyt, përkatësisht, në mbështetje të një historie trilluese të hartuar nga Dick Marty, në bashkëpunim me shtetin e Serbisë, me shërbimin e tij sekret. Marty, edhe para hartimit te Raportit të tij trillues, e qartëson pozicionin e tij, pro serb e pro rus duke akuzuar se, gjoja , sipas tij ‘’ pas dhjetë vjete të administrimit ndërkombëtar, Kosova gjendet pa një shoqëri të mirëfilltë civile. Të gjithëe ata që preokupohen me me çështjen e kriminalitetit, e dinë, se Kosova ka qenë gjithmonë e ndoshta sot më shumë se dje, një qendër e kriminalitetit ndërkombëtar e krimit të organizyar ‘’. Është për tu theksuar se, më 12 dhjetor 2010, raportuesi Dick Marty në Asamblenë Parlamentare e dorëzoi dokumentin, po me të njëjtin titull sikur rusi, Konstantin Kosacev, Trajtimi jo human i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë. Ndërkohë, në asnjë paragraf të Aktakuzës nuk flitet për trafikim të organeve dhe as për Shtëpinë e Verdhë. Dyshimet për trafikim të organeve nuk u provuan asnjëherë. Këtë e kishte deklaruar edhe ish Prokurori, Clint Wiliamson, i cili përmes Task Forcës Speciale Hedtimore të BE-së ishte marrë me hetimin e Raportit të Dick Martyt.

Ndërsa, ish prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati, Geoffrey Nice në një prononcim për mediat e Kosovës kishte deklaruar se: ,, Si një vështrues i jashtëm mendoj se ka ardhur koha për prokurorin e kësaj gjykate z. Smith që ta njoh dëmin që i ka bërë popullit tuaj dhe të dalë qartazi dhe të thotë se ne nuk kemi dëshmi të tilla dhe se askush nuk do të akuzohet për krim’’. Por, ndërkohë, Smith është nën hetime nga drejtësia amerikane.

Në fakt, Aktakuza e ngritur me falsifikime të ‘’deshmive’’ të rreme, të trilluara, sipas skenarit serbo-rus duhet të rrëzohet nga vetë Trupi gjykues i Gjykatës Speciale. Dick Marti, edhe post mortum duhet të shpallet përgjegjës, i dënuar për Raportin mashtrues. Edhe Këshilli i Evropës duhet të shpallet përgjegjës për gjithë këtë Raport falsifikues dhe ngritjen e Aktakuzës së rreme! Doemos, pas verdiktit, të Trupit gjykues të Gjykatës Speciale për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, institucionet e Drejtësisë së Republikës së Kosovës duhet, pranë Gjykatave ndërkombëtare, të kërkojnë ndjekje penale ndaj shtetit të Serbisë për përhapjen e falsifikimeve, dëshmive të dëshmitarëve të përpunuar, në lidhje me Aktakuzën përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta moderne është një akt i vazhdueshëm ekuilibri. Ne kalojmë…