Azemi: 19 punëtorë kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti

25 gusht 2026 | 21:59

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të vdekjeve të punëtorëve në sektorin privat.

Në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Azemi tha se vetëm gjatë këtij viti, sipas tij, 19 punëtorë të sektorit privat kanë humbur jetën në vendin e punës.

Azemi theksoi se situata është edhe më e rëndë për familjet e punëtorëve të sektorit privat, pasi, sipas tij, ato nuk kanë të njëjtën mbështetje financiare që u ofrohet familjeve të punëtorëve në sektorin publik në rastet e vdekjeve.

“Numri i vdekjeve nuk ndodh në rajon sa ndodh te ne”, tha Azemi, duke shprehur shqetësimin për sigurinë në vendet e punës.

Sipas tij, në sektorin publik ekziston mbështetje financiare për familjet në rast të vdekjes së punëtorit, ndërsa një mbështetje e tillë mungon në sektorin privat.

“Sidomos në sektorin privat, kur vdesin në punë, s’kanë ndihmë financiare”, deklaroi Azemi.

Ai bëri të ditur se ka nisur një iniciativë për të gjetur një formë të mbështetjes financiare për punëtorët e sektorit privat përmes një banke.

“Kam nisur një iniciativë që në një bankë të financohen punëtorët, edhe pse kjo është obligim i Qeverisë”, tha Azemi.

Azemi kërkoi që institucionet të marrin më seriozisht çështjen e sigurisë në punë dhe mbështetjes së familjeve të punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi…