Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Vdekjet e punëtorëve në KEK, Sindikata merr vendim që të kontribuojë në Task-Forcë
Sindikata e re e KEK-ut ka marrë vendim që të kontribuoje në në Task-Forcë për të mirën e punëtorëve të KEK-ut.
Kjo vjen pas vdekjes së një punëtori si pasojë e një aksidenti teksa po punonte në KEK.
Sindikata ka protestuar dhe pas takimeve të djeshme me Bordin dhe Menaxhmentin e KEK-ut kanë marë vendim të japin kontributin në Task-Forcë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar punëtorë dhe anëtarë të Sindikatës së Re,
Duke marrë parasysh takimet e ngjeshura të këtyre ditëve, gjendjen në KEK, rëndësinë e vazhdimësisë së prodhimit dhe mirëqenies së secilit punëtor, si dhe angazhimin tonë për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve të punëtorëve, kemi vlerësuar se në këtë moment duhet të tregojmë përgjegjësi dhe maturi.
Pas takimeve të djeshme me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, Sindikata e Re ka marrë vendim që të kontribuojë në Task-Forcë, për të mirën e punëtorëve dhe KEK-ut.
Ky angazhim është një dëshmi se Sindikata e Re është e gatshme të marrë përgjegjësi, të bashkëpunojë dhe të kontribuojë për të mirën e përgjithshme të punëtorëve.
Mesazhi që dhamë sot në protestën në Prishtinë ishte i qartë. Besojmë se serioziteti dhe sinqeriteti i Sindikatës së Re në mbrojtje të punëtorëve është kuptuar nga të gjithë.
Kryesia ka vendosur që në javët që vijnë të mbajë takime me kryesitë e tri divizioneve.
Prandaj, Kryesia ka vendosur që t’i anulojë tubimet e nesërme.
Me respekt,
Sindikata e Re e KEK-ut



