Ramadani: Vagonat në Serbi pas Banjskës nuk janë çështje procedurash

26 gusht 2026 | 08:42

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se vagonat në Serbi pas Banjskës nuk është çështje procedurash!

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ramadani ka theksuar se qindra mijëra euro nga paratë publike kanë përfunduar në Serbi, ndërsa sipas tij, deklaratat se “Trainkosi nuk e ka zgjedhur vetë” nuk përbëjnë përgjigje për çështjen.

“Ky është arsyetim, jo përgjigje”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për vizitat e zyrtarëve të shtetit në Serbi pas sulmit terrorist në Banjskë, duke kërkuar sqarime se kush e ka marrë vendimin për blerjen e vagonëve, pse është zgjedhur Serbia dhe nëse kanë ekzistuar alternativa të tjera.

“Për më keq, zyrtarët e shtetit kanë vizituar Serbinë pas sulmit në Banjskë dhe askush nuk dha përgjegjësi! A jemi shtet apo jo?!”, ka shkruar ai.

Ramadani ka kërkuar që të bëhet e qartë se kush ka marrë vendimin dhe kush mban përgjegjësi për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë…