Çitaku: Nuk do të zmbrapsemi deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve
26 gusht 2026
| 08:51
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se edhe sot ka dalë para Qeverisë së Kosovës së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Komuna e Mitrovicës, duke kërkuar rikthimin e institucioneve në rendin kushtetues.
Çitaku ka përsëritur kërkesat për ndalimin e asaj që ajo e cilëson si “uzurpim të institucioneve” dhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka theksuar se qytetarët presin punë dhe mbështetje, ndërsa shteti ka nevojë për zhvillim dhe përparim.
“Nuk do të zmbrapsemi. Nuk do të ndalemi. Deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve!”, ka deklaruar Çitaku.



