Sezoni i verës drejt fundit, komandanti i policisë në aeroportin ‘Adem Jashari’ falënderon ekipin për profesionalizëm dhe përkushtim
Me përfundimin gradual të sezonit të verës dhe pas një periudhe me fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh, komandanti i Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Shpend Maliqi, ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për ekipin e tij.
Ai ka vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve policorë, të cilët gjatë muajve të ngarkuar kanë punuar me orare të zgjatura për të garantuar kontrolle efikase, pritje sa më të shkurtra dhe qarkullim të sigurt të udhëtarëve.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është porta e parë për shumë njerëz që vijnë në Kosovë dhe ne e dimë shumë mirë se sa e rëndësishme është që kjo portë të jetë e sigurt, profesionale dhe mikpritëse”, ka theksuar ai.
Komandanti Maliqi ka veçuar veçanërisht punën e ekipit të tij, duke e cilësuar sakrificën, durimin dhe profesionalizmin e zyrtarëve si bazën e rezultateve të arritura gjatë sezonit.
Postimi i plotë në “Facebook”:
✈️ Një sezon vere drejt fundit… dhe një tjetër kapitull që mbyllet me krenari! 🇽🇰
Pas muajsh të ngarkuar, ditësh të gjata dhe një fluksi të jashtëzakonshëm udhëtarësh, sezona e verës po shkon drejt përfundimit.
Sot dua të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë time të veçantë për ekipin tim – për secilin prej jush që punoi me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi, shpesh përtej orarit dhe përtej lodhjes.
Qëllimi ynë ishte i qartë: pritje sa më të shkurtra, kontroll sa më efikas dhe një hyrje e dalje sa më e lehtë dhe dinjitoze për çdo bashkatdhetar që u kthye në Kosovë dhe për çdo vizitor të huaj që zgjodhi vendin tonë.
Pas çdo radhe të shkurtuar, pas çdo udhëtari të orientuar dhe pas çdo situate të menaxhuar me profesionalizëm, qëndron puna e palodhshme e njerëzve tanë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është porta e parë për shumë njerëz që vijnë në Kosovë dhe ne e dimë shumë mirë se sa e rëndësishme është që kjo portë të jetë e sigurt, profesionale dhe mikpritëse.
Prandaj, sot nuk dua të flas vetëm për rezultate.
Dua të flas për njerëzit që qëndruan pas tyre.
Për ekipin tim.
Për sakrificën tuaj.
Për durimin tuaj.
Për profesionalizmin tuaj.
Dhe mbi të gjitha, për përkushtimin tuaj ndaj detyrës dhe Kosovës.
🇽🇰 Jam krenar me ju!
Sezoni mund të përfundojë, por puna jonë vazhdon. Dhe përderisa kemi ekipe që punojnë me këtë zemër, përgjegjësi dhe përkushtim, mund të jemi të sigurt se porta e Kosovës do të vazhdojë të jetë në duar të sigurta.
Faleminderit ekipit .🇽🇰🇦🇱



