Fisnik Asllani në ‘radarin’ e gjigantit turk

26 gusht 2026 | 11:49

Fisnik Asllani mund të jetë protagonist i një tjetër transferimi të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar, pasi emri i sulmuesit të Kosovës ka përfunduar në listën e Galatasarayt.

Futbollisti i Hoffenheimit i është propozuar kampionit të Turqisë, ndërsa sipas gazetarit turk Yürekli, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur të analizojnë dokumentacionin dhe raportet mjekësore të 23-vjeçarit.

Galatasaray po shqyrton disa alternativa për repartin ofensiv dhe Asllani është një prej emrave që po vlerësohen.

Fakti që klubi turk po analizon të dhënat mjekësore të përfaqësuesit kosovar tregon se interesimi ka kaluar përtej një kontakti fillestar, megjithëse deri tani nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare.

Për momentin, gjithçka mbetet në fazën e vlerësimit, por zhvillimet e ardhshme mund ta afrojnë Asllanin me një nga klubet më të mëdha të futbollit turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit…