Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
Egnatia do të jetë në Norvegji me synimin për të siguruar grupet e Ligës së Evropës. Pas barazimit pa gola ndaj Lillestromit në “Arena Egnatia”, ndeshja e 27 gushtit do të vendosë të ardhmen e skuadrës.
Egnatia deri tani ka siguruar grupet e Ligës së Konferencës dhe saktësisht 3.17 milionë euro nga UEFA. Kualifikimi nesër vlen edhe 1.14 milionë euro të tjera. Kështu, shifra e përfitimeve nga UEFA gjatë kësaj vere do të shkonte në 4.31 milionë euro.
Këto llogari nuk përfshijnë sponsorët, biletat dhe përfitime të tjera gjatë kësaj periudhe. Për Egnatian, kjo është tashmë vera më fitimprurëse.
Ndaj Lillestromit nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Kjo pasi ekipi i Nevil Dedes do të përballet me një stadium të mbushur, ku tifozët synojnë të jenë lojtari i 12-të i vendasve.



