Ipswichi cakton çmimin për Mehmetin

26 gusht 2026 | 14:53

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, pritet të largohet nga Ipswich Town pas vetëm disa muajsh qëndrimi te skuadra angleze.

Drejtuesit e Ipswichit e kanë nxjerrë në shitje 25-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gary O’Neil.

Për kartonin e Mehmetit, Ipswichi po kërkon 10 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur disa skuadra të Championshipit anglez, përfshirë Birminghamin, Derbyn, Wrexhamin dhe Millwallin.

Mehmeti iu bashkua Ipswichit në fillim të këtij viti, në një transferim të bujshëm nga Bristol City. Ai pati rol në rrugëtimin e skuadrës drejt rikthimit në elitën e futbollit anglez, por tani klubi nuk po llogarit më në shërbimet e tij.

Sulmuesi shqiptar ishte transferuar te Ipswichi për rreth 10 milionë euro dhe aktualisht ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2029

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, 26 gusht, Qeveria VMRO-DPMNE–VLEN promovon fillimin e ndërtimit të…