Bajrami: Pesë ditë para fillimit të vitit shkollor, prindërit ende s’i kanë marra mjetet për libra
26 gusht 2026
| 21:23
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar MASHT-in për vonesat në ndarjen e mjeteve për blerjen e teksteve shkollore.
Ajo ka thënë se, pesë ditë para 1 shtatorit, prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet.
Bajrami ka ironizuar negociatat për çmimet dhe ka ngritur shqetësimin për komunat pa librari.
Ajo i ka cilësuar “amatera”, duke kritikuar ndryshimin e mënyrës së furnizimit me libra.



