Policia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Kosovë dhe një tjetër në Gjermani

26 gusht 2026 | 21:23

Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përkatëse ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Policisë, më 26 gusht 2026 është ekstraduar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë shtetasi kosovar me inicialet G.K., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

G.K. ishte i dënuar me tre vjet burgim efektiv për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ekstradimi i tij është realizuar në pikëkalimin kufitar “Hani i Elezit”, ku i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Prizren për procedurat e mëtejshme ligjore.

Po të njëjtën ditë, nga Kosova në Gjermani është ekstraduar shtetasi gjerman me inicialet F.R., i cili kërkohej nga autoritetet gjermane me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të trafikimit me narkotikë.

F.R. është dorëzuar te zyrtarët përgjegjës të Policisë së Gjermanisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për procedurat e mëtejshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur…