Bajrami i reagon qeverisë: Kur është puna me nda buxhet për dosta, vendimet merren shpejt, natën e në terr

26 gusht 2026 | 23:26

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj qeverisë në detyrë, pas disa vendimeve që i mori në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “kur është puna me nda mjete për dosta, me bë pagesa e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr”.

Bajrami ka ironizuar duke thënë se po ndahen para për ta dhe jo për bujqit që punojnë ditë e natë.

Postimi i saj i plotë:

Aq të zënë janë, sa mbledhjet e Qeverisë i mbajnë elektronike, edhe atë bile natën, me gjuhen e Albinit në terr.

Normal, kur është puna me nda mjete për dosta, me bë pagesa e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr.

Pse, a mos po marrin vendim me i kompensu bujqit? Ata që punojnë ditë e natë që ne ta kemi sofrën plot. Atyre që breshëri ua shkatërroi për pak minuta mundin dhe të ardhurat e një viti të tërë.

Për ata s’ka asnjë vendim.

Vendimet e kësaj mbledhjeje dhe mënyrën se si po ndahet paraja publike duhet të analizohen një nga një.

Se kur është puna për interesa politike e partiake, po gjjndet koha e buxheti. Kur është puna për qytetarët e fermerë që punojnë e prodhojnë, ata presin.

Deri kur presin?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti i mirënjohur kosovar Lulzim Tafa ka udhëtuar drejt Paraguait,…