Hoxhaj: Kurti është deputet uzurpator, qeveria nuk është legjitime
27 gusht 2026
| 11:17
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për uzurpim të pushtetit dhe shkelje të rendit kushtetues.
Duke folur në protestën para Qeverisë së Kosovës, Hoxhaj e ka quajtur Kurtin “deputet uzurpator”, duke pretenduar se ai ka uzurpuar zyrën e kryeministrit.
“Qeveria nuk është legjitime. Ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet uzurpator. Ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ai është shprehur se PDK-ja dhe mbështetësit e saj do të veprojnë për t’i dhënë fund, siç e ka quajtur ai, këtij uzurpimi.



