Parathënie e Dr. Hajdin Abazit për librin “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”: Një vepër e lindur nga dhembja njerëzore dhe në shërbim të avancimit të mjekësisë bashkëkohore
Përsëri, fizikani Naim Krasniqi, po vjen me një libër të ri, krejt fenomenal, gjithnjë në konceptet e tij të paradigmës shkencore që ka krijuar, e që është dëshmi se dioptria e tij gjeniale depërton atje ku sot as teknologjia më e sofistikuar nuk arrin, dhe shquan mundësi e perspektiva ku të tjerët nuk kanë as idenë, si dhe tregon forcën përparaçuese të mendjes njerëzore.
Kësaj radhe, ndonëse nga qasja e shkencës së fizikës, autori në fokus ka vënë drejtpërdrejt njerëzimin, sidomos një kategori fatkeqe që paraqet dhembjen moderne të botës por edhe sfidën gjigante për të gjetur shpëtimin.
Me miliona njerëz anekënd botës vuajnë nga sëmundje të rënda të cilat jo vetëm ju shkaktojnë dhëmbje tejet të mëdha, por u marrin edhe jetë. Preken të gjithë njerëzit e të gjitha moshat: pleq e plaka, gra e burra, të rinj e fëmijë. Dhembjet, vuajtjet e brengat janë shumë pikëlluese. Shpresat e vetme të të sëmurëve – janë mjekët e spitalet, medikamentet e intervenimet kirurgjikale klasike e me mjete të sofistikuara si rrezet laserike. Të sëmurët po se po, por edhe familjarët kanë përjetime të rënda kur shohin të dashurit e tyre tek luftojnë me vdekjen dhe dihet se gjasat janë të vogla për t’ia dalë. Edhe autori i këtij libri kishte përjetuar vuajtjet e njerëzve të afërm, ishte prekur nga ta dhe ishte preokupuar të gjente shkaqet se përse mjekësia, ndonëse e avancuar dhe shumë e sofistikuar, nuk po ia del mbanë ta fitojë betejën kundër sëmundjeve vdekjeprurëse që janë shpeshtuar dhe që në të shumtën e herave dështon mjekësia.
Autori nuk është mjek, ai është fizikan. Ai nuk merret me aspektet e trajtimit mjekësor, por përmend raste të ndryshme vetëm si ilustrim. Qasja e tij është nga perspektiva e fizikës. Më saktësisht, nga teoria e tij e zhvilluar në librat e shkëlqyer si Mikrobota, më ndryshe, mandej Fusha antimagnetike në makrobotë dhe Uraniumi 23xU. Pa këto kontribute të mëdha shkencore, nuk do të mund të shkruhej as ky libër e as autori të jepte një kontribut me vlerë për shkencën e mjekësisë e rrjedhimisht për njerëzimin.
Autori i njeh dhe i çmon kontributet e shkencës mjekësore të fushave të ndryshme, por arrin të shquaj se ato kanë mangësi të ndjeshme, si sa ju përket njohurive themelore para së gjithash të strukturës së atomit dhe përbërësve të tij, ashtu edhe për metodologjinë e aplikuar. Krahas kësaj, fokusi kryesor është te zbërthimi dhe te shpjegimi i shkaqeve më të thella të vetë sëmundjeve, ekskluzivisht nga aspekti i fizikës.
Shpjegimi i autorit niset nga qasja e tij e re në fizikë, e cila ka disa përputhje me atë që shkenca moderne e njeh si fizika kuantike. Thelbi i shkaktarëve të sëmundjeve, sipas autorit, janë llojet e ndryshme energjetike, respektivisht frekuencat energjetike.
Si është e mundur kjo?
Autori niset nga njeriu. Lukthi i tij, si stomak, ushqimin e shndërron, ndër të tjera, edhe në energji. Ai nuk merret me procesin e tretjes, sepse ai është i njohur, dhe e merr si të mirëqenë atë si fakt. Por shkon më tej, duke treguar ekskluzivisht efektet e frekuencave të ndryshme energjetike, të cilat, qofshin të ngritura ose të ulëta, mund të kenë pasoja përkeqësuese.
Një prej shkaktarëve modern të sëmundjeve vdekjeprurëse që po përhapen gjithnjë e më gjerësisht janë ushqimet dhe pijet, pasi që ndaj tyre përdoren pesticide e antibiotikë, për t’i mbrojtur e për t’i bërë të rriten më shpejt (dhe merret rasti i pulave si ilustrim). Për shkak të ingrediensave artificiale si kimikate, ato sjellin frekuenca të rritura energjetike, të cilat receptorët dhe mikro-konvertuesit të stomakut nuk arrijnë t’i amortizojnë e t’i mbajnë nën kontroll, gjë që shkakton dëmtimin parcial të segmenteve të ndryshme të lukthit, e që si pasojë përcjellë frekuencat që nuk mundet t’i kalibrojë ashtu sikurse duhet për nevojat e organeve të ndryshme. Këtu iniciohen sëmundje të ndryshme të të gjitha llojeve, por që autori theksin e vë te sëmundjet kardiovaskulare, kancerogjene etj.
E keqja është se mjekësia ende nuk i njeh këto lloje të sëmundjeve në atë nivel sa të mundet t’i kurojë mirëfilli. Mjekësia sfidohet përditshëm, përgjithësisht pa ia dalë sipas pritjeve. Ndaj dhe trajtimi i këtyre sëmundjeve, për shkak të njohurive të kufizuara të fizikës aktuale, në të shumtën e herave jep rezultate të kundërta.
Si është e mundur kjo?
Përgjigja kërkon njohuri të reja nga fizika, të cilat aktualisht gjenden ekskluzivisht vetëm në fizikën simetrike të Naim Krasniqit.
Kur dikujt i përkeqësohet gjendja, shkon te mjeku. Për të konstatuar gjendjen, duhen incizime të thella me rreze rëntgen, rezonancë magnetike etj. Po qe se sëmundja kancerogjene është në zanafillë, këto rreze mund ta acarojnë dhe ta përshpejtojnë përkeqësimin. Të njëjtin efekt e kanë edhe terapitë me rreze të ndryshme.
Mjekët e dinë se trajtimet me medikamente dhe rreze të ndryshme mund të kenë edhe efekte negative, ndaj dhe i paralajmërojnë pacientët. Në pamundësi të ndonjë alternative tjetër, aplikohen ato, e që në fakt vetëm e përshpejtojnë triumfin fatal të së keqes, edhe pse qëllimi është i mirë.
Kështu ndodhë edhe me aplikimin e medikamenteve të ndryshme, përfshirë aspirinën, vaksina të ndryshme. Disa nga këto, si për shembull, pas marrjes së vaksinës MMR, disa fëmijëve ju shfaqet sëmundja e autizmit.
Shpjegimi i autorit Naim Krasniqi shkon në majat shkencore, duke zbuluar shkaqet më të thella të këtyre kundër efekteve. Struktura e re e atomit, kur forcat gjeneruese të vetë atomit dhe të gjithë ekzistencës janë ciklonet dhe tornadot elektrostatike. Pasi është krijuar atomi, ai prodhon energji të veten nga dipolet ciklonike dhe dipolet elektrostatike, sipas natyrës së vet. Këto energji të tyre kanë frekuenca të ndryshme, dhe ato i ka edhe organizmi i njeriut, dhe është lukthi, si laborator i zbërthimeve të materieve në shumë produkte të tjera, por fokusi i autorit është te prodhimi i energjive. Sëmundjet kancerogjene, nga aspekti i fizikës, janë konflikte midis frekuencave të ndryshme të energjive. Dhe rrezet laserike, ato magnetike, elektromagnetike etj, kanë frekuencat e veta energjetike, të cilat dihet se kanë pasoja për organizmin, para së gjithash sepse i rrisin frekuencat energjetike të atomeve kancerogjene e kështu edhe të qelizave kancerogjene. Pikërisht për këtë, në vend se t’i shuajnë, ato i zhvillojnë edhe më shumë, përmes rritjes ose uljes së frekuencave energjetike nën tolerancën e natyrshme.
Kësisoj, Naim Krasniqi, duke treguar shkaqet më të thella, e ende të panjohura nga mjekësia moderne, jep një kontribut për të menduar mirë e mirë terapitë, por mbi të gjitha për të konstruktuar teknologji të reja hulumtimi, që të mund të detektohen frekuencat energjetike në atome. Sidomos është intrigues konceptimi i tij i lukthit, përmes receptorëve, mikro-konvertuesve e filtrave të ndryshme dhe rolin e tyre te frekuencat energjetike, që tregon se vetë biologjia ende ka për të zbuluar dhe për të mësuar sa i përket stomakut. Dhe qasja nga shkenca e fizikës e Naim Krasniqit është një udhëzues i qartë se si dhe ku duhet orientuar zhvillimi.
Duke lexuar këtë libër të autorit Krasniqi, ndjen keqardhje për faktin se me miliona njerëz gjithandej në botë në luftën me sëmundjet vdekje shkaktuese i varin shpresat te mjekësia, e cila nga dija e pamjaftueshme shkencore e para së gjithash e fizikës, nuk është dhe nuk mundet të jetë një luftuese e suksesshme sipas pritjeve në këso raste të rënda. Por, po aq, ndjen edhe një optimizëm se ka mendje të tilla brilante, të cilat nuk bien pre e kufizimeve të dijeve, i thyejnë tabutë e autoriteteve, i shtyjnë tutje kufijtë e dijes dhe tregojnë perspektiva reale të konfrontimit me sukses të luftës mjekësore për të mbrojtur shëndetin e njerëzimit, duke ngjallur besimin se e ardhmja është premtuese nga aspekti shkencor për të ruajtur natyralitetin e frekuencave energjetike por edhe për t’i rikalibruar ato kur shfaqen sëmundje, diçka ngjashëm sikurse sot bëhet me gripat.
Mbi të gjitha, pasi ka identifikuar sfidën më të madhe të mjekësisë moderne, atë të luftës kundër kancerit, në të cilën në të shumtë e rasteve humb mjekësia, por po ashtu, edhe faktin se përse disa vaksina, përkundër efekteve pozitive, shkaktojnë edhe sëmundje me pasoja për tërë jetën sidomos te fëmijët, autori i këtij libri nuk mbetet vetëm në konstatime, por shkon shumë më larg: ai zbulon shkakun themelor të rezultateve të kundërta krahasuar me ato që pritet. Ky shkak ka një emërues të përbashkët: frekuencat energjetike, ato ciklonike dhe elektrostatike. Njohja e këtyre llojeve të energjive dhe sidomos të frekuencave të tyre do të hapte një etapë të re të suksesit për laboratorët e për farmaceutikën ashtu që mjekësia të jetë njëmend e suksesshme si në preventimin e shkaktimit (pa dashje) të sëmundjeve të rënda nga vaksina të ndryshme, si dhe po ashtu në luftën kundër kancerit, sëmundje kjo e cila po ju merr jetën miliona njerëzve gjithandej nëpër botë.
Asnjë shkencëtar nuk mundet të bëj diçka më tepër se sa ka bërë Naim Krasniqi, pra të tregojë shkakun e efekteve të kundërta me ato të pritshmet nga medikamente të ndryshme, të tregojë se ku qëndron çelësi i zbulimit që mjekësia të bëhet njëmend humane ashtu sikurse edhe e ka misionin e vet, ta mbrojë shëndetin e njeriut dhe ta shërojë atë kur ai sëmuret. I mbetet institucioneve hulumtuese e shkencore që të dëgjojnë këtë zë të fuqishëm shkencor e humanitar të Naim Krasniqit, i cili flet qartë, tregon kahet dhe segmentet ku duhet të përqendrohet hulumtimi shkencor nga kimia, fizika, biologjia, biokimia, biofizika, farmaceutika e mjekësia.
Lutem nga zemra që të dëgjohet ky zë!
Dr. Hajdin Abazi
11-12 korrik 2026, Suedi.



