DITËLINDJEN E NËNË TEREZËS DUHET TA FESTOJË MBARË KOMBI SHQIPTAR

27 gusht 2026 | 12:00

Ismet Sylejmani

Në ditëlindjen e Nënë Shën Terezës, është e drejtë të shtrohet një pyetje që meriton përgjigje!

Pse kjo ditë nuk shënohet në përmasën që meriton nga mbarë kombi shqiptar?

Nënë Shën Tereza është një nga figurat me prejardhje shqiptare më të njohura në gjithë botën!

Nënë Shën Tereza është simbol i humanizmit, mëshirës dhe përkushtimit absolut ndaj njeriut!

Prandaj, çdo ditëlindje e Saj do të duhej të ishte një ditë e madhe përkujtimi dhe krenarie për çdo shqiptar, e jo vetëm një datë që kalon me disa deklarata e përkujtime të veçuara dhe të thjeshta!

Do të ishte e denjë që Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, institucionet shtetërore, akademitë, universitetet, shkollat dhe institucionet kulturore, të organizonin akademi solemne e veprimtari të gjithanshme kushtuar jetës dhe veprës së Saj!

Nga Shqipëria e Kosova, në Luginë të Preshevës, në Maqedoni të Veriut, në trevat shqiptare në Mal të Zi dhe deri te diaspora shqiptare, kjo datë duhet të shndërrohet në një ditë të madhe të përbashkët kujtese, nderimi dhe krenarie kombëtare!

Ta nderosh Nënë Terezën në ditëlindjen e Saj do të thotë ta nderosh emrin shqiptar që Ajo e bëri të njohur në mbarë botën!

Shoqata Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Kosovë ishte një nga shtyllat jetike që me bukë, barna dhe kujdes shëndetësor, e mbajti gjallë popullin shqiptar në vitet më të rënda të represionit dhe luftës së UÇK-së kundër Serbisë pushtuese!

Qendrat spitalore, aeroportet, universitetet, shkollat, sheshet e bulevardet që mbajnë emrin e Saj, duhej të vlonin nga aktivitetet në nderim të Nënës së madhe shqiptare të planetit njerëzor!

26 Gushti meriton më shumë se një përkujtim të rëndomtë, pra meriton nderim institucional e mbarëkombëtar për Nënë Terezën!

Prishtinë, 26 Gusht 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka arritur një marrëveshje verbale për të nënshkruar me…