Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja nuk po negocion me Iranin për momentin

27 gusht 2026 | 15:42

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë të enjten se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes ShBA-së dhe Iranit.

“Nuk po zhvillohen negociata tani dhe kjo do të vazhdojë derisa presidenti të ndiejë se ndoshta ata do të ulen në tryezë në mënyrë kuptimplotë. Ne ende nuk e kemi parë këtë”, i ka thënë Leavitt Fox News.

Zëdhënësja ka deklaruar se ShBA-ja është e përqendruar në ushtrimin e presionit ekonomik ndaj Iranit, një përpjekje që Shtëpia e Bardhë e ka quajtur “Operation Economic Outcast”.

Ajo ka shtuar se presidenti “vazhdon t’i mbajë të gjitha opsionet në tryezë”.

“Kemi pasur Operacionin ‘Epic Fury’ për ta shkatërruar ushtrinë e tyre. Tani kemi Operacionin ‘Economic Outcast’ për të shkatërruar ekonominë e tyre”, ka thënë Leavitt.

Javën e kaluar, Trump ka deklaruar se administrata e tij ka krijuar një kanal të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë komunikimi me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, pretendim që më vonë është mohuar nga Teherani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen…