Palatova largohet nga Kosova, ky është mesazhi i saj i fundit për politikën
28 gusht 2026
| 13:36
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh angazhim. Ajo ka shërbyer si ushtruese e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë që nga prilli 2026.
Në mesazhin e saj të fundit, Palatova u ka bërë apel autoriteteve dhe aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën”, është thënë në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Ajo ka vlerësuar se gjatë periudhës së angazhimit të saj, marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së kanë hyrë në një kapitull të ri.



