Gruda: Prezenca e ShBA-së dhe BE-së në Kuvend, ‘një moment i ri politik për Kosovën’

28 gusht 2026 | 16:06

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së ShBA-së dhe Bashkimit Evropian në Kuvendin e Kosovës.

Gruda e ka cilësuar këtë si “një moment të ri” në Kuvend, duke thënë se prania e partnerëve ndërkombëtarë nuk duhet parë vetëm si çështje protokollare, por si një mesazh politik.

Sipas tij, kjo prani tregon se partnerët ndërkombëtarë janë kundër çdo përpjekjeje për përmbysjen e rendit kushtetues dhe se funksionimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë mbi vullnetin politik të një partie apo individi.

“Funksionimi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe i institucioneve të shtetit nuk mund të varen nga vullneti politik i një partie apo i një individi”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një baner i madh me mbishkrimin “Në emër të qytetarëve…