“Veç disa nga punët e këtij pushteti, patriota!” – Rrahmani godet Kurtin: Vagonat në Serbi, 140 mijë euro për Dioqezën, 3 milionë për OJQ-të serbe, 24 hektarë Manastirit të Deçanit…

28 gusht 2026 | 20:09

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i është drejtuar Qeverisë në detyrë Kurti me një listë të çështjeve për të cilat ai ka kritikuar pushtetin.

Përmes një postimi, Rrahmani ka renditur disa prej vendimeve dhe veprimeve që, sipas tij, bien ndesh me retorikën e Qeverisë për patriotizmin.

“Veç disa nga punët e këtij pushteti, patriota!”, ka shkruar Rrahmani,

Postimi i plotë:

VEÇ DISA NGA PUNËT E KËTIJ PUSHTETI, PATRIOTA!

Vagonat, në Serbi.

Për Dioqezen serbe, mbi 140 mijë euro.

Mbi 3.5 milionë euro për “rojet e Urës së Ibrit”, edhe pse nuk shkonin fare në punë.

Ligji për Shtetësinë, edhe për nipa e stërnipa të kriminelëve.

Pranimi i dokumenteve të strukturave paralele serbe për veprimtarinë e tyre ndër vite.

Mbi 3 milionë euro për OJQ dhe komunitete serbe.

24 hektarë tokë, Manastirit të Deçanit.

Lista vazhdon…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka dërguar të…