Haxhiu: Jam optimiste se do të kemi rezultate pozitive, uroj që marrëveshja LVV-LDK të përmbyllet sa më parë

30 gusht 2026 | 11:58

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu është shprehur optimiste për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jam optimiste që do të kemi rezultate pozitive dhe presim që kjo të konfirmohet nga Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht nga kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti dhe në anën tjetër kryetari i LDK-së, zoti Lumir Abdixhiku”, tha ajo.

Haxhiu i bëri këto komente pas homazheve sot te Memoriali i Personave të Zhdukur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Haxhiu theksoi se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejt.

“Uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecin përpara, duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi, reformat që duhet të vazhdojnë, por edhe obligimet që kemi, sidomos në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, në NATO, por edhe në shumë mekanizma të tjerë. Prandaj, le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për për procesin e ardhshëm”, tha ajo.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u takuan mbrëmë në Kuvend.

Pas takimit, Kurti tha shkrutimisht se s’ka “lajme” për arritjen e ndonje marrëveshjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, u ka bërë thirrje…