Çitaku i drejtohet Kurtit: Thirre menjëherë seancën dhe konstituoje Kuvendin – lojërat me shtetin dhe qytetarët janë abuzim

01 shtator 2026 | 21:47

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është drejtuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të thirret pa vonesa të mëtejshme.

Ajo ka vlerësuar se funksionalizimi i Kuvendit është i domosdoshëm për rikthimin e normalitetit institucional dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Albin, tash thirre seancën menjëherë dhe konstituoje Kuvendin. Të paktën, riktheje demokracinë dhe rendin kushtetues në vend”, ka shkruar Çitaku.

Sipas deputetes së PDK-së, vazhdimi i bllokadës institucionale dhe prolongimi i proceseve politike dëmtojnë funksionimin demokratik të shtetit.

“Pengmarrja e institucioneve, lojërat me shtetin dhe qytetarët nuk janë demokraci – janë abuzim”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.D Presidentja Albulena ka folur për zhvillimet e fundit politike…