Ibrahimoviqi huazohet te Augsburgu

02 shtator 2026 | 11:23

Mesfushori ofensiv, Arijon Ibrahimoviq, është huazuar nga Bayerni te skuadra tjetër e Bundesligës, Augsburg.

Kjo lëvizje është zyrtarizuar të martën.

Augsburgu, që po ashtu garon në Bundesligë, e ka opsionin për ta blerë kartonin e lojtarit pas huazimit. Të tjera detaje të kontratës nuk janë publikuar.

Ibrahimoviqi edicionin e kaluar ishte i huazuar te Heidenheimi dhe fitoi përvojë në Bundesligë.

Është shpresuar se ai do të bëjë vend te Bayerni për edicionin e ri, por kjo nuk ndodhi.

20-vjeçari është nga Kosova, kurse luan për Gjermaninë U21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot pasi në…