Nga një vit në 4 mijë: Cila krijesë jeton më gjatë se çdo kafshë tjetër? (foto)

02 shtator 2026 | 12:07

Jetëgjatësia në botën shtazore ndryshon jashtëzakonisht shumë, nga vetëm një vit te disa mijëra vjet.

Të dhënat e publikuara nga “World of Statistics” tregojnë se miu i shtëpisë ka jetëgjatësi rreth një vit, ndërsa pëllumbi mund të jetojë deri në pesë vjet, transmeton KosovaPress.

Kanguri arrin rreth gjashtë vjet, pula dhjetë, qeni trembëdhjetë, ndërsa tigri rreth pesëmbëdhjetë vjet.

Jetë më të gjatë kanë kafshët më të mëdha. Lopa mund të jetojë rreth njëzet vjet, kali njëzet e pesë, ndërsa pitoni shkëmbor birman arrin deri në tridhjetë vjet.

Sipas këtyre të dhënave, orangutangu jeton rreth dyzet e pesë vjet, elefanti pesëdhjetë, ndërsa flamingoja mund të arrijë gjashtëdhjetë vjet.

Dallimi bëhet shumë më i madh te disa specie të njohura për jetëgjatësinë e tyre. Breshka e Galapagosit mund të jetojë rreth njëqind vjet, ndërsa balena e Grenlandës deri në dyqind vjet.

Edhe më mbresëlënëse është jetëgjatësia e peshkaqenit të Grenlandës, e cila, sipas “World of Statistics”, arrin në dyqind e shtatëdhjetë e dy vjet.

Në krye të listës janë organizmat detarë. Sfungjeri gjigant në formë fuçie mund të arrijë rreth dy mijë e treqind vjet, ndërsa korali i zi deri në katër mijë e treqind e nëntë vjet.

Të dhënat nxjerrin në pah dallimet e mëdha të jetëgjatësisë mes specieve, nga gjitarët dhe shpendët deri te organizmat e lashtë të oqeaneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi takime të reja me…