Mbi 55 për qind e nxënësve kalojnë testin e maturës
02 shtator 2026
| 14:28
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.
Në afatin e dytë, provimit i janë nënshtruar gjithsej 4 mijë e 433 kandidatë, prej të cilëve 2 mijë e 444 e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.
“Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është: Gjuhë amtare: 49.3 pikë; Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë; Lënda zgjedhore: 42.9 pikë. Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore”, është thënë në njoftimin e MASh-it.



