Rama për Sveçlën: Ai që duhet të garantojë rendin u shpall fajtor për shkeljen e tij, e turpshme

02 shtator 2026 | 16:02

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi gjykata e ka shpallur fajtor Xhelal Sveçlën për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Rama ka deklaruar se ministri që duhet të garantojë rendin është shpallur fajtor për shkeljen e tij.

“A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Postimi i plotë:

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS QË DUHET TA GARANTOJË RENDIN, ËSHTË SHPALLUR FAJTOR PËR SHKELJEN E TIJ.

A po e kuptoni në çfarë absurdi shtetëror na ka sjellë Albin Kurti?

Ministri që duhet të garantojë sigurinë, dënohet nga drejtësia për përdorim të armës dhe mjetit të rrezikshëm.

Ky është standardi i pushtetit që sot na flet për ligj, rend dhe shtet.

Absurde. E turpshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takim lidhur me zbatimin…