Matoshi: Kurti ka tri motive pse nuk do institucione të qëndrueshme

02 shtator 2026 | 21:43

Analisti politik Halil Matoshi ka deklaruar se, sipas tij, Albin Kurti nuk është i interesuar që në dy vitet e ardhshme të krijojë institucione të qëndrueshme, duke thënë se për këtë ka tri motive.

Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Matoshi tha se motivi i parë lidhet me mandatin e presidentit amerikan Donald Trump.

“E para, konsumimi i mandatit të Donald Trumpit, sepse Albin Kurti e din ose e paramendon në cilën mënyrë mundet me u ulë në Zyrën Ovale si Zelenski. Ju kujtohet me një kohë u poshtënu, e Albini nuk e lejon këtë”, tha Matoshi.

Sipas tij, motivi i dytë lidhet me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe presionin ndërkombëtar për zbatimin e tyre.

“E dyta, Albini a ka nënshkru një marrëveshje, e ka zotu. Çka nëse nën presionin ndërkombëtar thirret Vuçiqi e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit? Çka ndodh me Albin Kurtin? Duhet me nënshkru edhe ky apo?”, u shpreh ai.

Matoshi tha se zbatimi i pikave të caktuara të marrëveshjes mund të ndikojë në pozitën politike të Kurtit.

“Në momentin që fillon zbatimi i pikës 7 dhe 10, Albin Kurti s’është më lider në Kosovë, s’është më i pari”, deklaroi Matoshi.

Ndërsa motivin e tretë e lidhi me strategjinë politike të Kurtit ndaj partive opozitare, veçanërisht LDK-së.

“E treta e fundit, në këtë rast pse mos mi qit prej loje me kësi taktika këto grupet opozitare, sidomos LDK-në, sepse e majta kurrë LDK-në nuk don me pas në skenë. Pra, LDK ra në lojën e Albin Kurtit”, tha Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Gjakovë…