Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me shtatë yje
Maqedonia e Veriut po vazhdon të kritikohet për mënyrën e prezantimit të Kosovës dhe simboleve të saj në këtë vend.
Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshkimit, ku po merr pjesë edhe Kosova.
Gjatë prezantimit të Kosovës në këtë ngjarje, flamuri i vendit është paraqitur me shtatë yje, ndonëse flamuri zyrtar i Republikës së Kosovës ka gjashtë yje.
Kampionati i 26-të Botëror i Peshkimit të Krapit (FIPSed World Carp Fishing Championship) po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut nga 2 deri më 5 shtator 2026, ku pjesëmarrëse është edhe Kosova.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut aktualisht udhëhiqet nga kryeministri Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së, në një koalicion të zgjeruar qeverisës, ku partneri kryesor shqiptar është Koalicioni VLEN.




