Shqiptari Lindon Bytyqi, në mesin e tre finalistëve për Çmimin e Përsosmërisë Akademike 2026 në Zvicër

03 shtator 2026 | 21:31

Një tjetër sukses i shqiptarëve në Zvicër vjen nga fusha e arkitekturës.

Lindon Bytyqi është përzgjedhur në mesin e tre finalistëve për “Academic Excellence Award 2026”, çmim që vlerëson arritjet akademike, kërkimin, inovacionin dhe kontributin në komunitetin akademik të studentëve shqiptarë në Zvicër.

Bytyqi, i cili është i angazhuar në fushën e arkitekturës në Lucerne University of Applied Sciences and Arts, është vlerësuar për rezultatet e tij akademike dhe kontributin në këtë fushë.

Universiteti i Lucernës e ka prezantuar më herët punën e tij të masterit, ndërsa ai është përmendur edhe si i nominuar për Piranesi Award 2025, ku projekti i tij u përzgjodh ndër tri punimet finaliste.

Përballë tij në garë janë edhe Kemal Can Struja, nga ETH Zürich, në fushën e inxhinierisë së strukturave, dhe Shkurta Gashi, nga ETH Zürich, në inteligjencën artificiale dhe shëndetin digjital.

Fituesi i Academic Excellence Award 2026 do të shpallet më 19 shtator 2026, gjatë mbrëmjes gala që do të mbahet në Cyrih.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, komentoi refuzimin e…