Zemaj: Kurti e quajti kryetarin tim “hajvan”, dhe kur Abdixhiku propozoi “Qeverinë e Unitetit”, pushteti thoshte LDK s’po mundet pa PDK-në

03 shtator 2026 | 21:44

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Teksa diskutonte me aktivisten Zana Avdiu, Zemaj përmendi propozimin e Abdixhikut për “Qeverinë e Unitetit”.

Pastaj tha Zemaj, Kurti thoshte që “LDK-ja nuk po mundet pa PDK-në”.

Zemaj theksoi edhe ofendimin e Kurtit ndaj Abdixhikut më 9 shkurt ku i tha “hajvan”.

“A e dinë çfarë ka thënë Kurti atë kohë, nuk po mundet LDK-ja pa PDK-në. Ai që i ka thënë kryetarit tem hajvan”, tha Zemaj.

“Ka qenë kërkesë e gabune, por ka dashur ta balancojë”, tha Avdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka qenë i ftuar në…